Build Skills with our trainings

Sign up now!

KOMF mban konferencën nacionale “Sot flas unë!”

Tet 25, 2022

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, mbajti sot konferencën nacionale “Sot flas unë!”.

Në këtë konferencë patën rastin të flasin përfituesit e shërbimeve sociale, fëmijë dhe prindër, të cilët ndanë sfidat e tyre si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe nevojës për shërbime sociale të qëndrueshme e cilësore, sidomos pas situatës së rënduar nga pandemia Covid-19.

Fëmijë dhe prindër ndanë vështirësitë në marrjen e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuar, fëmijët në situatë rrugë të përfshirë në punë të rënda, fëmijë viktima të përdorimit me substanca narkotike, martesat e hershme, etj.

Në këtë konferencë po ashtu patën fjalë rasti Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Europian, Samir Selimi.

Rekomandimi kryesor nga konferenca ishte miratimi i Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, për të siguruar shërbime të qëndrueshme dhe cilësore.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, thuhet në komunikatën për media e KOMF.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM