Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për programin vjetor 2023

Tet 25, 2022

Ministria e Kulturës bën të ditur se Galeria Kombëtare e Kosovës ka hapur thirrjen për programin vjetor 2023.

Thirrja shpallet për propozime për ekspozita dhe projekte kuratoriale, edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese,, multimediale dhe ndërdisiplinare nga piktura, skulptura, dizajni grafik, grafika, instalacioni, fotografia, video, performanca.

Inkurajohen projekt propozimet nga artistët dhe kuratorët vendorë/ndërkombëtarë, organizatat dhe komunitetet kulturore, hulumtuesit dhe praktikues tjerë të arteve pamore.

Periudha e aplikimit: 20.10 – 25.11.2022.

Shpallja e projekteve të përzgjedhura: 20 dhjetor, 2022

Fillimi i projektit të parë: shkurt, 2023

Aplikacionet dorëzohen Galerinë Kombëtare të Kosovës çdo ditë pune nga ora 10.00 – 16.00 fizikisht në adresën: Galeria Kombëtare e Kosovës, Rr. Agim Ramadani, nr. 360, 10000 Prishtinë. Gjithashtu, aplikacioni mund të dërgohet edhe online në info@galeriakombetare-rks.com

Personi kontaktues në GKK për këtë aplikacion: Ardian Haxhiu, +38344112429 ose: info@galeriakombetare-rks.com

Juria/Këshilli i GKK-së: Renea Behluli, Agron Blakçori, Arlinda Hajrullahu, Artrit Bytyçi, Guri Çavdërbasha, Somer Şpat, Linda Gusia, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM