Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Ministrinë e Mbrojtjes pritet me nderime të larta ushtarake shefi i FARSH, gjeneral brigade Kingji

Tet 25, 2022

Me nderimet më të larta ushtarake, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, në vizitë zyrtare ka ardhur Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), gjeneral brigade, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it, i cili u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe delegacioni i lartë i FSK-së.

Me këtë rast, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën lidershipin e Gjeneral Kingjit, për kontributin e veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

Nga ana e tij, Gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.

Pas takimit në mes të Gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, Gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu Gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.

Ndër të tjera, ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Ministrisë dhe Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës, Gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes e Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM