Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë.
Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore.
Siguria e qytetarëve tanë është prioritet.






