Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falenderon të gjithë artistët e sportistët të cilët po kontribuojnë brenda e jashtë vendit për vendin tonë

Tet 26, 2022

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për përmbylljen e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore evropiane të organizuara për herë të parë në Kosovë, Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14 dhe për sport sidomos në arenën ndërkombëtare ku boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Abu Dhabi, xhudistja Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë, kurse Laurina Gashi me medaljen e saj të artë në Kupën Evropiane për Kadete.

Kurti ka thënë se me organizimin e Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14, kemi dëshmuar edhe njëherë potencialin që e ka vendi ynë.

Ky ishte një edicion i suksesshëm, i cili mundësoi që për 100 ditë radhazi qytetarët tanë të shijojnë art dhe program artistik të pasur, ndërkaq pati ndikim tejet të mirë në promovimin e Kosovës në botë.

Manifesta 14 Prishtina solli artistë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, vendor në Prishtinë ndërsa përmes vizitorëve të shumtë, duke pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

Transformimi i hapësirave publike dhe aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor, janë vetëm disa nga efektet pozitive, që i ka sjellë vendit.

Kryeministri Kurti ka përmendur edhe Ballkanin e Suharekës fitoren e parë të një ekipi nga Kosova në garën e futbollit ndërkombëtar, UEFA Conference League. Ndërkaq, përmes kualifikimeve të njëpasnjëshme në tournamente të mëdha ndërkombëtare, suksese kanë shënuar edhe sportet elektronike.

Kurti në fund ka thënë se jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Jemi krejt në fund të muajit tetor, i cili sjell edhe përmbylljen e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore evropiane të organizuara për herë të parë në Kosovë.

 

Me organizimin e Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14, dëshmuam edhe njëherë potencialin që e ka vendi ynë.

 

Ky ishte një edicion i suksesshëm, i cili mundësoi që për 100 ditë radhazi qytetarët tanë të shijojnë art dhe program artistik të pasur, ndërkaq pati ndikim tejet të mirë në promovimin e Kosovës në botë.

 

Manifesta 14 Prishtina solli artistë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, vendor në Prishtinë ndërsa përmes vizitorëve të shumtë, duke pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

 

Transformimi i hapësirave publike dhe aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor, janë vetëm disa nga efektet pozitive, që i ka sjellë vendit tonë Manifesta.

 

Andaj, shfrytëzoj rastin që ta ftoj gjithsecilin prej juve, që në këto pak ditë, të cilat kanë ngelur deri te mbyllja e bienales nomade Manifesta pra, t’i vizitoni intervenimet artistike në lokacionet e ndryshme të Bienales.

 

Janë 25 sosh dhe janë pak ditë, mirëpo mbresat ngelen të paharrueshme.

 

Përveçse në art dhe në kulturë, tetori na ishte një muaj i shënuar edhe në sport, sidomos në arenën ndërkombëtare. Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva. Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Abu Dhabi.  Ndërkaq, xhudistja Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë. Kurse, Laurina Gashi, me medaljen e saj të artë në Kupën Evropiane për Kadete, na premtoi se e ardhmja e vendit tonë në xhudo është po aq e ndritur sa e tashmja, me të cilën tashmë jemi mësuar. Kjo na bënë edhe më të lumtur që në fund të muajit të kaluar në Qeveri miratuam programin 12 milionësh, “Kosova, shtet i xhudos”, që synim ka mbështetjen institucionale për këtë sport dhe masivizim e tij.

 

Suksese e histori u shënuan edhe në sporte tjera. Ballkani i Suharekës na dha shijen e fitores së parë të një ekipi nga Kosova në garën e futbollit ndërkombëtar, UEFA Conference League. Ndërkaq, përmes kualifikimeve të njëpasnjëshme në tournamente të mëdha ndërkombëtare, suksese po shënohen edhe në sportet elektronike.

 

Duket se nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bënë që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por qeveria jonë i mbanë ata gjithmonë në mendje, kurse në politikëbërjen tonë, në qendër.

 

Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre.

 

Ju faleminderit të gjithë atyre artistëve e sportistëve, njerëzve të kulturës, të cilët po kontribuojnë brenda vendit tonë e jashtë vendit tonë për vendin tonë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM