Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 27.10.2022, në orën 09:00.
Pas takimit, presidentja Vjosa Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të mbajnë konferencë për media, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.