Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon Goncharenko për mbështetjen e tij dhënë Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KE-së

Tet 27, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën e tij deputetin e Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e falënderoi atë për interesimin e tij dhe afërsinë me Kosovën, inicimin e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ukraina dhe për mbështetjen e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Teksa e njoftoi deputetin ukrainas Goncharenko me të gjitha vendimet dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për solidarizim dhe përkrahje të Ukrainës; për vendosjen e menjëhershme të sanksioneve, largimin e vizave për qytetarët ukrainas, pranimin e 11 gazetarëve nga Ukraina të cilët tashmë janë banorë të Prishtinës dhe për format e tjera të solidarizimit.

Folën për situatën aktuale në Ukrainë, për rezistencën e admirueshme të popullit ukrainas, rëndësinë për të vazhduar mbështetja ndaj Ukrainës nga vendet demokratike dhe për ndikimin që agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse ka pasur në të gjithë kontinentin e Evropës. Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e njoftoi më shumë për zhvillimet në Kosovë dhe qeverisjen, situatën në rajon, raportet e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për raportet e afërta të Serbisë me Rusinë.

Ata gjithashtu folën edhe për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, organizatë kjo në të cilën Republika e Kosovës veçse ka aplikuar dhe synon të anëtarësohet. Kosova dhe populli i saj qëndron në mbështetje dhe solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM