Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Strategjia e Arsimit 2022-2026, dokumenti kryesor për zhvillimin e arsimit në vendin tonë

Tet 27, 2022

Jemi bashkë në angazhim e bashkëpunim, për jetësimin e objektivave të kësaj strategjie, me përgjegjësinë më të lartë ndaj atdheut, ndaj fëmijëve dhe të rinjve tanë, që t’u mundësojmë atyre arsimim e zhvillim cilësor, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kuti, në lansimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, që u lansua sot me një ceremoni të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kjo strategji është dokumenti kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në vendin tonë, në pesë objektiva strategjike, për periudhën e ardhshme pesëvjeçare, shtoi ai.

Edukimi në fëmijërinë e hershme; ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar; harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës; cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë; si dhe përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital;  janë shtyllat kryesore, për zhvillimin tonë të gjithmbarshëm, tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se arsimi cilësor është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, andaj Qeveria do të vazhdojë me investimet në këtë fushë.

Për këtë Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1 mijë kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit. Digjitalizimi është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat, sigurisht në administratë, sigurisht në shëndetësi, sigurisht në industri, por posaçërisht në arsim. Për vitin akademik 2021/2022 i kemi ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, tha ai.

Kryeministri ritheksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të fokusuara e të angazhuara për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të vegjlit e të rinjtë tanë, vajzat e djemtë, për të tashmen, por edhe për të ardhmen e tyre, të shoqërisë e shtetit tonë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Është kënaqësi e veçantë që jam sot këtu, me juve bashkë, në lansimin zyrtar të Strategjisë së Arsimit 2022-2026 , që e miratuam muajin e kaluar në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Kjo strategji është dokumenti kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në vendin tonë, në pesë objektiva strategjike, për periudhën e ardhshme pesëvjeçare. E para: Edukimi në fëmijërinë e hershme; bashkë me Ministren Nagavci, po vijmë prej vendosjes së gurthemelit të një çerdheje të re për fëmijë, ndërmjet Kolovicës dhe Kodrës së Trimave, këtu në kryeqytet, dhe këtë do ta vazhdojmë edhe në vijim, me ndërtime të reja e me cilësi shtesë. E dyta: ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar; jemi dëshmitar që shpeshherë kur studentët shkojnë në universitet për disa gjëra mund të jenë edhe ca vonë për shkak se arsimimi parauniveristar nuk ka qenë nganjëherë në cilësinë e duhur,  e nganjëherë edhe jo aq. E treta: harmonizimi, apo urëzimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës; këtë hendekun e shkathtësive duhet ta urëzojmë. E katërta: cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë; si dhe (5) përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital; gjithashtu janë shtylla kryesore, për zhvillimin tonë të gjithmbarshëm.

 

Të nderuar të pranishëm,

 

Arsimi cilësor është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, andaj do të vazhdojmë me investimet në këtë fushë. Në vitin 2022 kishim buxhetin shtetëror për 12% më të lartë, që ishte më i lartë sa sa rritja ekonomike e vendit, e këtë edhe për ta lehtësuar mësimdhënien e mësimnxënien, dhe për të ofruar mundësi të barabarta.

 

Për këtë Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1 mijë kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit. Digjitalizimi është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha fushat, sigurisht në administratë, sigurisht në shëndetësi, sigurisht në industri, por posaçërisht në arsim. Për vitin akademik 2021/2022 i kemi ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, apo STEM siç njihet shkurtimisht ndryshe.

 

Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të fokusuara e të angazhuara për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të vegjlit e të rinjtë tanë, vajzat e djemtë, për të tashmen, por edhe për të ardhmen e tyre, të shoqërisë e shtetit tonë. Është sistemi arsimor ai i cili duhet të zbulojë talentet e të rinjve tanë dhe t’i kultivojë ato ku tashmë janë zbuluar, ose do të zbulohen.

 

Zonja dhe zotërinj,

 

Më lejoni të falënderoj për punën dhe përkushtimin, të gjithë specialistët e specialistet e profileve të ndryshme që kanë marrë pjesë në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, dhe veçanërisht Qeverinë Gjermane që ka mbështetur procesin e planifikimit nëpërmjet GIZ Kosova.

 

Jemi bashkë në angazhim e bashkëpunim, për jetësimin e objektivave të kësaj strategjie, me përgjegjësinë më të lartë ndaj atdheut, ndaj fëmijëve dhe të rinjve tanë, që t’u mundësojmë atyre arsimim e zhvillim cilësor.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM