Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takim me QUINT-it: Me vendimin e Qeverisë obligohen mjetet me targa ilegale të kthehen në ato zyrtare RKS

Tet 28, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që obligon pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS.

​U prezantua propozimi i Qeverisë lidhur me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Gjatë këtij takimi u ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ligjshmëri, paqe dhe siguri, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM