Manifesta 14 njofton se Susan Philipsz është një artiste skoceze, praktika e saj merret me aspektet hapësinore të tingullit dhe me lidhjen e zërit me arkitekturën.
Përgjatë Manifesta 14 Prishtina, Philipsz bashkëpunoi me studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura të Dresdenit dhe me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinën në një projekt të titulluar Radio International – Kioska K67 në sheshin “Zahir Pajaziti” që dhe u bë shtëpia e këtij projekti.
Ditën e nesërme, në sheshin “Zahir Pajaziti” kjo kioskë do të kthehet në vend feste! Me një përzgjedhje të veçantë të listave muzikore, duke përfshirë një listë të kuruar nga Philipsz vetë, nisni fundjavën bukur këtë të shtunë prej orës 12:00 deri në orën 18:00.
Shfletoni më tej për të parë programin e ditës së nesërme, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Radio International,2022, © Susan Philipsz with Radio International Collective. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Esad Duraki, Atdhe Mulla