Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim, drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Andrew L. Winternitz të shoqëruar nga zyrtarja e Zyres së Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Erica Simon dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Darrick Mosley, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale potenciale nga faktorët kërcënues të paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm.
Gjithashtu, Mehaj e informoi Winternitz për të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, operacioneve paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe dinamikës së realizimit të planit të tranzicionit të FSK-së.
Nga ana e tij, Winternitz vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me theks të veçantë mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e afganëve, si dhe mbështetjen logjistike të operacioneve për mbështetjen e Ukrainës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.
Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Drejtorin kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Andrew L. Winternitz, të shoqëruar nga zyrtarja e Zyres së Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Erica Simon dhe Atasheu Amerikan i Mbrojtjes, kolonel Darrick Mosley.
Me këtë rast, me z. Winternitz diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale potenciale nga faktorët kërcënues të paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm.
Gjithashtu e informova për të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, operacioneve paqeruajtëse dhe humanitare, si dhe dinamikës së realizimit të planit të tranzicionit të FSK-së.
Nga ana e tij, z. Winternitz, vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me theks të veçantë mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e afganëve, si dhe mbështetjen logjistike të operacioneve për mbështetjen e Ukrainës, ka thënë Mehaj.