Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Topillë të Shtimes është një rast i sulmit dhe kanosjes ndaj rojës së pyjeve.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.