Pas një hetimi intensiv mbështetur në prova dhe dëshmi hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë pesë persona të dyshuar për disa raste të veprës penale falsifikim i parasë.
Arrestimi i pesë personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, se të dyshuarit duke bashkëvepruar kanë marrë dhe përdorur në treg bankënota të falsifikuara në së paku pesë raste të ndodhura në kohë dhe lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Jugut.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri bankënota nga 50 euro, të cilat do të procedohen si dëshmi në kallëzim penale.
Si rezultat i hetimeve, nga pesë të dyshuarit dy nga ka ta kanë rezultuar të jenë në kërkim nga Gjykata për vepra tjera penale të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa tre të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.