Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informatë për posedim të substancave narkotike dhe e kanë trajtuar në aspektin policor duke zhvilluar hetime paraprake, kanë zbatuar një operacion policorë në Mitrovicën e Veriut me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.
Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.
Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar mashkull 33 vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.
Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.