Ministria e Kulturës njofton se manifestimi tradicional letrar, kulturor dhe shkencor “Takimet e Gjeçovit” mblodhi dhjetra pjesëmarrës në Zym, Has.
Përgjatë dy ditësh në kuadër të kësaj ngjarje janë zhvilluar aktivitete të shumta në sferën e kulturës dhe shkencës, siç janë ekspozita e veshjeve tradicionale të Zymit, ekspozita e demonstrimit të gatimve tradicionale, promovimi i veprave të ndryshme, tribuna shkencore dhe orë letrare.
Të pranishëm ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, profesorë, studiues dhe banorë të Hasit.
Ministri Çeku në fjalën e tij ndër të tjera bëri të ditur që Qeveria e Kosovës dhe MKRS-ja qëndrojnë pranë të gjithë atyre që punojnë më zell e përkushtim për ta ruajtur traditën tonë, ndërsa përgëzoi organizatorët për punën që kanë bërë në realizimin e këtij manifestimi.
“Takimet e Gjeçovit” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.