Manifesta 14 Prishtina njofton se çdo ditë kanë publikuar punimet e secilit prej 103 pjesëmarrësve ku edhe ka arritë tek i fundit.
Studioja e CRA-Carlo Ratti Associati ka përpiluar Vizionin Urban të Manifesta 14 Prishtina.
Ratti, brenda vizionit të tij propozoi një metodologji të re të urbanizmit me bazë pjesëmarrjeje e cila u dha mundësinë banorëve në Prishtinë të marrin pjesë në rikthimin e hapësirave publike.
Ndërhyrjet urbane të CRA-Carlo Ratti Associati përfshijnë: rruga “2 korriku”, ish-bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, Fabrikën e Tullave dhe Korridorin e Gjelbër, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla, Ivan Erofeev, Rinor Ramadani