Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly

Tet 31, 2022

Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM