Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në kuadër të realizimit të planit të arsimimit ushtarak shtohet kontingjenti i liderëve -nënoficerë të FSK-së.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në Kursin e Avancuar me sukses të lartë është realizuar dhe janë certifikuar liderët e rinj-nënoficerë me shkathtësitë e reja në udhëheqje dhe menaxhim, fitnes fizik dhe ceremoni, taktika dhe operacione, plane dhe urdhra, si dhe organizim e detyra shtabore.
Shumë urime të gjithëve e vazhdojmë me sukseset e radhës!