Policia e stacionit në Han të Elezit, ka pranuar një informacion se në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit është një rast i kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.S (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili e kishte kanosur rojën e pyjeve me inicialet R.C (M/K), i moshës 44 vjeçar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.