Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Me një organizim të veçantë dhe koncert nga bendi Saz’iso, u mbyllën 100 ditët e Bienales Manifesta 14 Prishtina

Nën 1, 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me një organizim të veçantë dhe koncert nga bendi Saz’iso u mbyllën 100 ditët e Bienales Manifesta 14 Prishtina.

Për të festuar përfundimin e suksesshëm të bienales, në njërin nga lokacionet që kanë pësuar transformim urban, në Fabrikën e Tullave, u mblodhën organizatorët, partnerët, stafi i Manifesta dhe shumë qytetarë.

Fjalën e morën ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtoresha e Manifesta, Hedwig Fijen.

Ministri Çeku u shpreh i gëzuar që vendi ynë dëshmoi që ka kapacitete për të organizuar ngjarje të përmasave të tilla dhe qytetarët patën mundësi që për 100 ditë të shijojnë art dhe programe artistike për të gjitha moshat. Ai i falenderoi të gjithë organizatorët dhe përmendi imazhin pozitiv që Kosova ka fituar nga mediet ndërkombëtare me mbulimin e kësaj ngjarjeje.

Në fund, bendi shqiptar Saz’iso mbajti koncert shumë emocionues dhe përmbyllën në mënyrë madhështore bienalen nomade evropiane, Manifesta 14 Prishtina, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM