Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Kampusin e Qendrës së Studentëve mbjellen 40 drunj nga misioni i BE-së i EULEX-it në Kosovë

Nën 2, 2022

Në Kampusin e Qendrës së Studentëve janë mbjellur 40 drunj nga misioni i Bashkimit Evropian i EULEX-it në Kosovë.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, kryesuesi i Misionit të Eulexit, Lars Gunnar Wigemark dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Sfishta falënderoi pjesëmarrësit dhe u zotua se do të mirëmbahen drunjët e mbjellur.

Kryesuesi i EULEX-it Wigemark tha se qëllimi i këtij aktiviteti nuk është vetëm mbjellja e drunjve por edhe zvogëlimi i karbonit dhe gjurmëve të tij.

Ai pati një mesazh për qytetarët të cilët jetojnë në disaporë, tha që nësë prej tyre, secili do të mbillte nga një dru qëllimi do të arrihet shumë më shpejtë.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se mbjelljen e 1 milion fidanëve do ta përmbyllim deri në fund të vitit. Ai tha se mbjellja e këtyre drunjëve në këtë kampus ka simbolikën në përmirësimin e gjendjes së ambientit dhe zvoglimin e emetimit të dioksidit të karbonit, thuhet në postimin në Facebook të Qendrës së Studentëve Prishtinë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM