Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon drejtorin e Agjencisë Franceze për Zhvillim, bisedojnë për çështjet energjetike dhe mjedisore

Nën 12, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Cyrille Bellier, drejtor për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD (Agence Française de Développement) dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, kryeministri Kurti theksoi se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore.

Bellier foli për objektivat e AFD-së në rajon dhe për veprime të mëtejshme për adresimin e sfidave specifike të Kosovës.

U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit.

Takimi në Paris i paraprinë një vizite të rëndësishme të AFD-së në Kosovë javën e ardhshme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM