Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Twitter ka thënë se mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve i ka uruar shërim të shpejtë.