Të gjitha institucionet e kulturës do të kenë rregullisht program në gjithë Kosovën.
Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” dhe organizimit të koncerteve në qytete të tjera të Kosovës, Orkestra Frymore e Filharmonisë mbajti koncertin e radhës në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq.
Para publikut u interpretuan vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendor në dirigjimin e Baki Jasharit dhe Lirjona Sylejmanit. Një program i pasur artistik që dha emocion për të gjithë të pranishmit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






