Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sulm terrorist në Taksim të Stambollit, Ambasada e Kosovës thirrje shtetasve kosovarë të kontaktojnë në numrin emergjent

Nën 13, 2022

Në Taksim të Stambollit ka ndodhur një shpërthim ku dyshohet për sulm terrorist. Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit, janë në vendin e ngjarjes. Raportohet për 6 të vdekur dhe 53 të lënduar.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shprehë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit i cili ndodhi sot në Stamboll, ndërsa të lënduarve iu dëshirojnë shërim të shpejtë.

Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.

Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll. +90 (531) 105 63 91, thuhet në postimin në Facebook të Ambasadës së Kosovës në Ankara.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM