Build Skills with our trainings

Sign up now!

FFK: Vdes futbollisti legjendar, Sokol Hadri 

Nën 14, 2022

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur futbollisti, Sokol Hadri.

FFK thotë se Hadri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së.

 

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sokol Hadrit 

 

E nderuara Familje Hadri!

 

Me pikëllim të thellë e zemërthyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Sokol Hadri, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

 

Sokolin e thërrisnim Legjendë, sepse ishte dhe do të mbetet përherë i tillë.

 

Kontributi i tij për futbollin ka qenë i jashtëzakonshëm. Ai ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme dhe e ndihmuan futbollin e Kosovës të marrë hov të madh të zhvillimit në vitet 70-ta e 80-ta.

 

Si një mbrojtës korpulent, Sokoli u shqua për vendosmëri, por edhe për korrektësi maksimale në fushën e gjelbër.

 

Karrierën e filloi në skuadrën e Lirisë, aty, ku e dha edhe kontributin e tij më të madh dhe e përmbylli karrierën në vitin 1985, teksa me plotë sukses luajti edhe për ish-Buduçnostin e Pejës (Besën e tanishme) dhe për Prishtinën.

 

Me paraqitjet e tij la gjurmë në futbollin e Kosovës, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj prizrenas dhe jo vetëm.

 

Sokoli edhe pas përfundimit të karrierës nuk iu nda asnjëherë futbollit, teksa për një periudhë ishte edhe kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prizrenit, ku me përvojën dhe dashurinë e tij për futbollin nxiti zhvillimin e talenteve të kësaj treve.

 

Sokol Hadri u dallua për virtyte të larta intelektuale, humane e sportive. Ai, ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë që kishte Kosova. Familja humbi kryefamiljarin dhe njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit mbeti pa njërin ndër personalitetet më të shquara, të cilin përherë do ta kujtojë me pietet dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

 

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

 

Lamtumirë Legjendë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM