Ministria e Kulturës bën të ditur se Kori Siparantum po promovon vlerat kulturore të vendit tonë në skenat më të mëdha botërore.
Ata dolën fitues në Festivalin e Muzikës Internacionale të Koreve “Lisbon Sings” dhe dolën fitues në kategorinë më të vështirë të kësaj gare, A1.
Ndërsa në kategorinë “Sacred Choral Music Acappella”, Kori Siparantum u shpërbly me diplomë të argjend.
Krenari të shohim vlerësime dhe suksese të tilla. Shumë urime dhe suksese të radhës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






