Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti në Vjenë, takon drejtuesit e Postës së Austrisë, IV, Raiffeisenbank dhe Kapsch AG

Nën 14, 2022

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij si folës kryesor në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati takime të ndara me Drejtorin e Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë, njëherit anëtar i Bordit të Postës së Austrisë, Peter Umundum, kryeshefin Ekzekutiv të Raiffeisenbank International,  Johann Strobl, presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, si dhe kryeshefin ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch.

Zhvillimi i sektorit postar në Kosovë ishte në qendër të takimit të kryeministrit Kurti me Peter Umundum, drejtor i Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë dhe anëtar i Bordit të Postës së Austrisë. U theksua angazhimi drejt modernizimit të shërbimeve si dhe mundësitë për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike.

Me Presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, kryeministri Kurti foli për mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë të industrisë austriake me atë të Kosovës, si dhe potencialin e mërgatës, si urë lidhëse mes të dyja vendeve.

Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, në takimet e ndara me kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisenbank International, Johann Strobl, si dhe kryeshefin ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch, kryeministri Kurti theksoi se krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Ai veçoi rritjen ekonomike, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe politikën stabile fiskale.

Në këto takime u theksuan arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM