Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta u përkujtua regjisorja Arzana Kraja

Nën 14, 2022

Ministria e Kulturës njofton se në Kino Armata, u mbajt organizimi përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja ku u vlerësua lartë kontributi i regjisores në kinematografinë tonë, ndërsa u fol për trashëgiminë që ka lënë pas, një mori veprash artistike si autore e filmave të shkurtër, dokumentarë, realizime të shumta televizive dhe filma të metrazhit të gjatë.

Bashkëpunëtorët e saj theksuan se ikja e hershme e Arzanës, pikërisht në kohën kur ishte në kulmin e pjekurisë artistike, ishte humbje e madhe për artin kosovar.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në fjalën e tij hyrëse tha se puna e regjisores Kraja vlerësohet lartë. Duke folur për kontributin e saj në kinematografi, ministri theksoi se ajo ishte pjesë e kineastëve tanë të suksesshëm dhe padyshim një prej anëtarëve shumë të denjë të valës së re të regjisorëve në sukseset kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ngjarja vazhdoi me shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores Kraja “Fusha e Mëllenjave”, që përmban në vete idealizmin e një ish të burgosuri politik, që është kthyer në vendlindje për të kuptuar të vërtetën e asaj kohe për tradhtinë që iu ishte bërë.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familja e regjisores, akademik, Mehmet Kraja, ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deputë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, artistë dhe artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM