Build Skills with our trainings

Sign up now!

ORCA: Denoncuesit e plagjiaturës arrestohen, pagjiatorët vazhdojnë punën në Universitet

Nën 14, 2022

Organizata për rritjen e e Cilësië në Arsim -ORCA, njofton se pas aksionit të sotëm, në vend që të largohet nga objekti plagjiatori Bujar Dugolli, u larguan aktivistët që po e pengojnë plagjiaturën. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të sistemit arsimor, sistemit të hetimeve dhe drejtësisë në Kosovë

Aktivistët e ORCA thonë se në qershor të këtij viti u shpallën plagjiatorë Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, masat ndëshkimore nga Këshilli i Etikës ishin qesharake, mos mentorim i temave të diplomës nga ana e plagjiatorëve. Ndërsa sot, për aksionin protestues kundër plagjiatorëve, aktivistët Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha u intervistuan nga Policia e Kosovës si të dyshuar për veprën penale Pengim i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, që dënohet me burgim nga tre muaj në tre vite, kur në fakt nuk u pengua personi zyrtar, por plagjiatori zyrtar – Bujar Dugolli.

Avokatja Rina Kika theksoi qartazi se aktivistët e ORCA-s në mënyrë paqësore shprehën protestën e tyre për një çështje të interesit publik siç është arsimi cilësor. Kategorizimi i aksionit paqësor si pengim i personit zyrtar nga Policia është i dëmshëm dhe dekurajon të tjerët për ushtrimin dhe gzimin e të drejtës në protestë paqësore, e drejtë kjo që është e mbrojtur me Kushtetutë.

Publikut po ia bëjmë me dije se ne në ORCA nuk e kemi ndërmend të ndalemi as të zmbrapsemi deri sa plagjiatorët të mbesin jashtë institucioneve të arsimit në Kosovë.

Plagjiatura nuk do të kalojë dhe rezistenca ndaj mashtruesve vetëm sa do të rritet, thuhet në postimin në Facebook të ORCA-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM