Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani merr pjesë në hapjen zyrtare të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

Nën 14, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të edicionit të 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se të rrethuar me vajza e djem të jashtëzakonshëm, ndërmarrës, mendje inovative e të guximshme, nga Prishtina i përçuam mesazh botës se kur flasim për ndërmarrësi, Kosova ka shumë për t’i dhënë e për t’i treguar botës, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

 

Sot e filluam zyrtarisht edicionin e 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

 

Të rrethuar me vajza e djem të jashtëzakonshëm, ndërmarrës, mendje inovative e të guximshme, nga Prishtina i përçuam mesazh botës se kur flasim për ndërmarrësi, Kosova ka shumë për t’i dhënë e për t’i treguar botës.

 

Java Globale e Ndërmarrësisë është javë e storieve të jashtëzakonshme të suksesit, punës së palodhshme, përkushtimit e angazhimit të pashoq, si dhe shquhet për vendtakim të personaliteteve inspiruese dhe vajzave e djemve të cilët duan me ngulm t’ishndërrojnë idetë e tyre në nisma konkrete.

 

Kënaqësi e veçantë ta organizojmë këtë edicion nën patronatin e Presidencës së Republikës. Uroj që kjo javë të jetë javë e nismave, ideve e partneriteteve të reja në dobi të komunitetit dhe shoqërisë sonë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM