Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Hoffmeister- Kraut: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të forta dhe mund të thellohen edhe më tej

Nën 15, 2022

Pas pjesëmarrjes në hapjen e Forumit Ekonomik “Global Connect 2022”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, takoi ministren për Çështjet e Ekonomisë, Punës dhe Banimit të landit Baden-Württemberg, Dr. Nicole Hoffmeister- Kraut.

Në një takim shumë pozitiv, kryeministri Kurti foli për raportet e mira ndërmjet dy vendeve dhe popujve si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit, me theks te ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare. Në vitin 2021 eksportet e Kosovës për në Baden-Württemberg janë rritur për 1/3 në krahasim me vitin pararendës, që flet për shtim të bashkëpunimit tregtar. Ai tha se me zhvillimet e fundit pozitive në vend, Republika e Kosovës paraqet mundësi të mirë për kompanitë gjermane dhe Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve ITP në Prizren është një hapësirë e përshtatshme për këtë qëllim.

Ministrja Hoffmeister- Kraut i shprehu mirëseardhje kryeministrit Kurti dhe e falënderoi për vizitën. Ajo tha se ndjehet e lumtur që Kosova ka një shtand impresiv në forumin “Global Connect 2022”. Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, ministrja Hoffmeister- Kraut u shpreh se ato janë të forta dhe se është e bindur që mund të thellohen edhe më tej.

Ajo tha se Gjermania ka mirëpritur rreshtimin e Kosovës me partnerët e saj evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Duke e përgëzuar kryeministrin Kurti për reformat e ndërmarra dhe për indikatorët pozitiv ekonomik, ministrja Hoffmeister- Kraut dha mbështetjen e plotë të saj dhe landit që përfaqëson për punën e Qeverisë. Ajo shtoi se planifikon që në të ardhmen e afërt ta vizitojë Kosovën me qëllim fuqizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM