Në 11 vjetorin e themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar që Universiteti “Haxhi Zeka”, si universitet i ri, por me potencial të madh, të shfrytëzohet nga të gjithë për të zhvilluar edhe më tej institucionin.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se përmirësimi i cilësisë dhe reforma në arsimin e lartë është në qendër të vëmendjes së Qeverisë dhe një nga 5 objektivat e Planit Strategjik të Arsimit për periudhën 2022-2026.
Si Ministri e Arsimit jemi të përkushtuar të ofrojmë ndihmën dhe mekanizmat që sistemi i arsimit të lartë në Kosovë të ngritet në cilësinë më të lartë dhe të jetë i krahasueshëm me ato të vendeve të Evropës.






