Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi: Prioritetet e qeverisjes sonë, përqendrohen në dy fusha kyçe si drejtësia dhe ekonomia

Nën 16, 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. Pjesë e këtij paneli ishte dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri tha se në situatën e krijuar nga efektet e post-pandemisë e inflacioni dhe kriza energjetike shkaktuar nga lufta në Ukrainë, me rëndësi është aftësia e Qeverisë që të ndërhyjë në momentin e duhur, në mënyrë të targetuar. Elementi më i rëndësishëm është stabiliteti politik, i cili ka mundësuar pikërisht adresimin e shpejtë dhe të targetuar mirë të masave të Qeverisë ndaj nevojave të qytetarëve.

Prioritetet e qeverisjes sonë, përqendrohen në dy fusha kyçe si drejtësia dhe ekonomia. Për ne është i rëndësishëm rezultati që arrijmë sidomos në këtë drejtim. Ky raport, i potencon dhe reflekton të arriturat e Qeverisë në 12 muajt e fundit. Sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik, shifrat, statistikat, faktet dhe vlerësimet edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e shumë të tjera, riafirmojnë dhe pasqyrojnë këto të arritura.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe mbi strategjitë dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, të cilat janë vlerësuar dhe në Raportin për Vendin, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM