Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Ardhja e kompanive të mëdha si Bosch në Kosovë, do të ndihmonte sektorin vendor në rritjen e standardeve të punës

Nën 16, 2022

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtutgart të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi drejtuesit e ndërmarrjeve Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss.
Në këto takime Kryeministri Kurti theksoi mundësitë për investime dhe mjedisin e favorshëm në Kosovë, pozitën gjeografike dhe stabilitetin institucional. Ai veçoi rritjen ekonomike, borxhin e ulët publik, popullsinë e re dhe të talentuar, si dhe politikën stabile fiskale.
Ai tha se ndikimi i stabilitetit politik vërehet edhe në Investimet e Huaja Direkte, të cilat u rritën me 22%, ndërsa me agjendën ambicioze legjislative të Qeverisë, presim rritje të mëtejme në të ardhmen e afërt.
Mbështetja e madhe e Qeverisë për zhvillimin dhe rritjen e industrisë së teknologjisë së informacionit në vend nëpërmjet një agjende digjitale gjithëpërfshirëse, u theksua nga kryeministri Kurti në takimin me Andreas Baresel, Kryeshef Ekzekutiv në kompaninë e teknologjisë së informacionit Datagroup SE.
Ardhja e kompanive të mëdha globale si Bosch në Kosovë do të ndihmonte sektorin vendor në rritjen e standardeve të punës, cilësisë si dhe konkurrencës brenda sektorëve, u tha në takimin me Tanja Rückert nga kompania Bosch. U diskutua edhe nisma e Qeverisë për mbylljen e hendekut të shkathtësive nëpërmjet arsimit dual.
Ndërsa gjatë vizitës në Zeiss dhe takimit me drejtuesit e kompanisë Dr. Christian Müller e Dr. Marc Wawerla,  u theksua se me popullatën tonë të re, Kosova është lokacion i favorshëm për mbështetjen e zinxhirëve ekzistues të furnizimit, si dhe një alternativë e re e për investime në arsim, veçanërisht në arsimimin digjital.
Në këto takime u theksua synimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të përmirësuar mundësitë dhe cilësinë e jetës për të rinjtë tanë, nëpërmjet lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë dhe mbështetjes së investitorëve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM