Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Pas një informate nga “Lajmëro Policinë” arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje

Nën 16, 2022

Nëpërmes platformës “Lajmëro Policinë“ policia ka marr informatë se ka dyshime se në një familje në fshatin Studenqan të Suharekës ka dhunë në familje.

Nëpër mes Platformës “ Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari kanos viktimën gruan e tij dhe e mban me forcë në shtëpi, ai ia kishte marr kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të shoqes dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte për në Suedi, ku viktima me familjen e saj jetonte që një kohë, deri para katër muajve.

Policia i është përgjigj informacionit dhe rreth orës 16:20 ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe viktimën së bashku me dy fëmijët e saj.

Është intervistuar viktima e cila deklaroi se i dyshuari po e fyente me fjale ofendues, po e izolonte dhe po e kanoste “kam me te vra , kam me te mbyt”, sipas viktimës i dyshuari ia kishte marr kartelën e bankës dhe dokumentin e nënshtetësisë se djalit te tyre dhe nuk po e lejonte që të shkoj në Suedi.

Policia është konsultuar me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij është iniciuar rast “Kanosje-Dhunë në familje”, i dyshuari ndalohet për 48 ore, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë marr në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM