Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZRRE propozon masat administrative me gjobë për KESCO prej 8.4 mil. € dhe për KEDS prej 2.7 mil. €

Nën 16, 2022

Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të trembëdhjetë (XIII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 16 nëntor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja Gjeneruese.

Në kuadër të kërkesave ne këtë seancë, Bordi shqyrtoi dhe miratoi dy kërkesa për licencë të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike, si dhe ka miratuar parametrat rregullator për KOSTT dhe KEDS për periudhën 2023-2027. Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i raporteve.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrative me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil € dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€.

Gjithashtu në këtë seancë, Bordi, ka miratuar disa propozime tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë që kanë të bëjnë me Rregullat për Alokim Eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonave ofertuese të shërbyer nga Zyra e ankandeve të koordinuara të Evropës Juglindore (SEE CAO), si dhe propozim ndryshimet në kodin për qasje në toka dhe ndërtesa.

Në këtë seancë, Bordi miratoj 14 kërkesa për marrje të autorizimit të ndërtimit të paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji, thuhet në faqen zyrtare të ZRRE-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM