Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi falënderon MCC-në për ndihmën ndaj Kosovës

Nën 18, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot në Washington udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.

Kryetari Krasniqi ka falënderuar MCC-në për investimet e deritashme në Kosovë nga programi Threshold.

“Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në eficiencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së”, theksoi ai.

Krasniqi tha se PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact.

“PDK do të përkrahë plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit“, shtoi ai.

Kreu i PDK-së theksoi se Kosova i duhet një strategji afatgjate për sektorin e energjisë.

Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit – faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM