Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Jüri Ratas, kryetari i Parlamentit të Estonisë

Nën 18, 2022

Në vizitën e tij zyrtare në Estoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit Republikës së Estonisë, Jüri Ratas.

Në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe të shkëlqyeshme, u diskutua për çështje të rëndësishme për sigurinë e përbashkët, si dhe për fushat e bashkëpunimit që forcojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Estonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit tonë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Ai theksoi reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së deritanishme, progresin e arritur në ekonomi dhe përmirësimet në indikatorët demokratik në vend.

U bisedua për rëndësinë e solidaritetit me shtetin edhe popullin ukrainas, si dhe u theksuan pasojat nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Po ashtu, u fol edhe për ndikimin destabilizues të Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe rrezikun që paraqet për sigurinë kolektive të Evropës dhe vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Në Parlamentin e Republikës së Estonisë, Riigikogu, kryeministri Kurti po ashtu u prit në takim nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit, Andres Sutt.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, që po shoqërojnë Kryeministrin Kurti në këtë vizitë zyrtare, janë edhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadorja jo rezidente e Kosovës në Estoni, Shkëndije Geci-Sherifi dhe këshilltari i kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM