Ministria e Shëndetësisë ka siguruar pajisje të reja për shërbimin emergjent në 34 komuna të Republikës së Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe për ofrimin e shërbimeve më cilësore në institucionet e këtij niveli të kujdesit shëndetësor.
Këto pajisje do të lehtësojnë punën e profesionistëve shëndetësor dhe njëherësh do të kenë ndikim në përmirësimin cilësisë dhe rritjes së sigurisë s shërbimeve emergjente në institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.