Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZKM: Mbahet takimi i parë i grupit punues për themelimin e Njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor

Nën 18, 2022

Në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbajtur takimi i parë i grupit punues për përcaktimin e procedurave për themelimin e Njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryesuar nga Komisioneri për gjuhët, Slavisa Mladenoviq, qëllimi i këtij grupi punues është zbatimi i Koncept dokumentit për themelimin e Njësisë së harmonizimit, detyra e të cilit do të ishte analizimi i përkthimit të projektligjeve dhe harmonizimi i versioneve në gjuhët zyrtare.

Gjatë takimit të grupit punues u diskutuan ne parim propozimet për formimin dhe sistematizimin e Njësisë së harmonizimit  në Zyrën e Kryeministrit, çështjet e personelit, buxhetit, si dhe krijimit të kushteve formale për themelimin dhe funksionalizimin e saj.

Përveç anëtarëve të përhershëm të grupit punues, morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe IOM-it si vëzhgues dhe donatorë. Gjatë takimit të sotëm përfaqësuesit e këtyre organizatave para anëtarëve të grupit punues i prezantuan planet për mbështetjen e krijimit të Njësisë. Takimi i radhës i Grupit të Punës është planifikuar të mbahet më 12 dhjetor.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM