Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bën të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke realizuar trajnimin e përbashkët me fokus, përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e policisë ushtarake, si në menaxhimin e robërve të luftës, gjuajtësit aktiv, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit, si dhe bllokim të rrugëve.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Ushtria aleate Amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të Ushtrisë sonë sipas standardeve më të larta për ndërveprueshmëri të plotë me ta dhe vendet tjera partnere.






