Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier për shtyrje të afatit prej 48 orësh për shqiptimin e gjobave për targat ilegale.
Kurti në postimin e tij në Twitter ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe ka thënë se është i lumtur që do të punon me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme.






