Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj pret me nderime të larta ushtarake ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Crosetto

Nën 22, 2022

Në kuadër të takimeve me homologët e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me nderime të larta ushtarake, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, me delegacionin e tij.  Fillimisht, të dy ministrat mbajtën takime tête-à-tête, për të vazhduar në nivel të dy delegacioneve.

Më pas, të dy ministrat mbajtën konferencë për media, ku me këtë rast, në fjalën e tij, Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut italian, duke theksuar se shteti i Italisë është mik e partner shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, Mehaj shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e trupave ushtarake italiane gjatë gjithë periudhës 23 vjeçare në kuadër të KFOR-it, kontribut i cili po vazhdon edhe tani.

Gjatë kësaj vizitë, ministri Mehaj e njoftoi ministrin Crosetto me proceset zhvillimore nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, duke vërë theksin se të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së i atribuohen edhe mbështetjes së shumanshme të Ministrisë dhe forcave partnere italiane.

“Partneriteti ynë përmes bashkëpunimit bilateral tashmë është forcuar edhe më tej me aktivitete të shumta gjatë këtij viti, e të shtuara edhe më shumë për vitin e ardhshëm, përmes planit të përbashkët ushtarak 2023”, tha ministri Mehaj në këtë konferencë, duke shtuar se përvoja politike dhe ushtarake e Italisë, si vend anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe standardet e forcave të saj, janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave tona me kapacitete të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta në shërbim të mbrojtjes së paqes, lirisë dhe demokracisë kudo në botë.

Nga ana e tij, ministri Crosetto, para mediave vendore edhe atyre italiane, theksoi se kjo vizitë konfirmon rëndësinë e madhe që ka Ballkani Perëndimor dhe Kosova, si vend i rëndësishëm i rajonit, duke përmendur angazhimin mbi 20 vjeçar të kontingjentit të trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it. Ndër të tjera, ai shprehu falënderimin për miqësinë dhe mikpritjen e Kosovës për trupat italiane, si dhe mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës ndaj krizës në Ukrainë.

Në fund,  ministri Crosetto shprehu gatishmërinë për mbështetjen e vendit tonë në proceset zhvillimore të MM-së dhe FSK-së, si dhe ato integruese në NATO dhe BE.

Vizita e Ministrit italian të mbrojtjes vuri në pah edhe një herë interesimin e të dy vendeve për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM