Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncertin i cili solli program të veçantë për publikun

Nën 22, 2022

Ministria e Kulturës ka njoftuar se Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në koncertin e mbajtur solli një program të veçantë për publikun.

Nën drejtimin e mjeshtrit Gridi Kraja, koncerti u hap me uverturën “Coriolan” nga L. V. Beethoven për të vazhduar me “Koncertin në G-dur” nga M. Ravel në interpretim të pianistes së re por të dalluar kosovare Anila Aliu e cila u rikthye në një koncert me Filharmoninë e Kosovës pas 10 vitesh.

Ajo debutoi me Filharmoninë kur ishte vetëm 12 vjeç, si fituese e çmimit “Pianisti i Ri”.

Pjesa e dytë e koncertit vazhdoi me premierën botërore të “Simfoni Epike” nga Fatos Qerimaj me tekst të Robert Wilton dhe me soliste mexosopranon Diellza Sylejmani.

Interpretimi i veprës ‘Simfoni Epike” vjen si rezultat i përkushtimit të Filharmonisë së Kosovës në realizimin e premierave të kompozitorëve bashkëkohor nga Kosova dhe Shqipëria, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM