Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE në Kosovë, Zvicra UNDP i bashkohen MD-së në fushatën “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Nën 25, 2022

Në ndihmë të ngritjes së vetëdijesimit për nevojën e parandalimit dhe raportimit të çfarëdo forme të dhunës me bazë gjinore, BE-ja në Kosovë, Zvicra dhe UNDP-ja i kanë bashkuar forcat me Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe OJQ “Integra” në zbatimin e fushatës së sivjetme “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kjo fushatë globale, e filluar qysh në vitin 1991, tradicionalisht fillon nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe vazhdon deri më 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, dhe trajton të gjitha format e dhunës ndaj grave, duke përfshirë dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave dhe dhunën në familje. 

Në Kosovë, kjo fushatë do të përfshijë një numër të madh të aktiviteteve të komunikimit si dhe aktiviteteve në terren, të koordinuara nga Ministria e Drejtësisë, të tilla si tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë, prokurorë, gra dhe vajza, vizita në komuna, shfaqje teatrale, spote televizive dhe projeksione të mesazheve në ndërtesat e Qeverisë, ndër të tjera.

“Këtë vit Ministria e Drejtësisë ka marrë rolin e koordinatorit të fushatës pasi që parandalimi dhe shmangia e dhunës me bazë gjinore dhe çfarëdo forme tjetër të dhunës ndaj grave dhe vajzave është në krye të agjendës sonë. Jam mirënjohëse ndaj të gjithë partnerëve vendorë  dhe ndërkombëtarë që i janë bashkuar fushatës sonë. Duhet t’i mbrojmë të drejtat dhe të sigurojmë mirëqenien e secilës gruaje dhe secilës vajze që jeton në Kosovë – As edhe një më shumë nuk duhet të keqtrajtohet!”, tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2022, viktima të dhunës në familje kanë qenë 2500 gra, ndërsa në periudhën 2017-2022 janë vrarë 27 gra.

Në BE, një në tri gra mbi moshën 15 vjeç ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale, gjysma kanë përjetuar ngacmim seksual dhe një në njëzet gra është përdhunuar.

“Dhuna me bazë gjinore e posaçërisht dhuna ndaj grave dhe vajzave është dukuri që prek të gjitha shoqëritë tona. Ne duhet ta eliminojmë atë duke rritur vetëdijesimin publik dhe ndryshimin i mendësisë, përfshirë edhe të rinjtë. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë përgjigje të duhura institucionale ndaj këtij lloji të dhunës që ta pengojmë edhe më shumë që të ndodhë dhe BE-ja vazhdon të punojë për këtë”, theksoi ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Zvicra dhe UNDP-ja kanë mbështetur Kosovën në luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetja e kësaj fushate është vazhdimësi e këtyre përpjekjeve.

“Qeveria, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës e marrin shumë seriozisht luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Ky është një tjetër tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, tha ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNDP-së, theksoi se UNDP-ja është e përkushtuar për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur dhunës me bazë gjinore “përmes të zhvillimit të aftësive të qëndrueshmërisë për të përballuar krizat e shumta që po përjetojmë si dhe duke i fuqizuar gratë si aktore politike dhe ekonomike. Jo vetëm gjatë kësaj fushate 16 ditore por çdo ditë të vitit. Jemi krenarë që po i bashkojmë forcat me Kosovën dhe partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, stereotipeve negative gjinore apo diskriminimit. Le të bashkohemi të gjithë për një shoqëri më të qëndrueshme”.

OJQ “Integra” ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe e ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në zhvillimin dhe organizimin e aktiviteteve të fushatës. 

“Pabarazia gjinore qëndron në thelb të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave dhe luftimi i kësaj dukurie si dhe rritja e vetëdijesimit, duke nxitur ndryshimin e sjelljes dhe duke diskutuar normat sociale, është me rëndësi të madhe”, tha drejtori ekzekutiv i OJQ “Integra”, Kushtrim Kolliqi. 

Nëpërmjet kësaj fushate, jo vetëm që synojmë të tërheqim vëmendjen e publikut pcr këtë çështje por edhe të deklarojmë se nuk do të tolerojmë të ketë as edhe një viktimë më shumë të dhunës me bazë gjinore, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM