Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës fillon fushatën 16 ditore kundër dhunës në familje

Nën 25, 2022

Policia e Kosovës, si institucion i ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të detyrave dhe autorizimeve që i përkasin, që nga themelimi i saj ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast në vazhdimësi ka realizuar edhe fushata vetëdijesuese për pasojat e dhunës në familje, duke potencuar se dhuna nuk ndalet pa u raportuar dhe pa u trajtuar nga organet kompetente.

Duke ditur ndjeshmërinë e tyre edhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.

Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla, me datën 25.11.2022, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrën e UN- Women, ka filluar zbatimin e fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, të cilat përmbajnë këshilla për ndërmarrjen e masave në parandalimin e dhunës në familje si dhe raportimin e këtyre rasteve në Policinë e Kosovës që bartin mesazhin “Ndal dhunën në familje”, ku të njëjtat do të shpërndahen tek qytetarët e të gjitha qyteteve të Kosovës pavarësisht moshës.

Kjo fushatë sensibilizuese do të vazhdojë deri me datën 10 dhjetor 2022 me aktivitete të ndryshme sensibilizuese, siç janë: takimet njoftuese me qytetarë, ligjërata në institucione shkollore, takime në nivelin e institucioneve shtetërore, duke mos lënë anash edhe segmentin e rëndësishëm dhe kontribuues pra angazhimin e shoqërisë civile, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM