Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pret ministren Xhaçka, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nën 25, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.

Presidentja Osmani dhe ministrja Xhaçka kanë diskutuar fuqizimin e koordinimit në politikën e jashtme në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për rrugën euroatlantike, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Tutje, bashkëbisedueset kanë folur edhe për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Por, sipas presidentes Osmani, përpjekjet e Serbisë janë të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës, duke përdorur strukturat e saj ilegale në veri.

Presidentja Osmani, ka thënë se Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM