Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Gjashtë ekspozita që mund të vizitohen në Muzeun Kombëtar, Hotel Grand, Galerinë Kombëtare

Nën 26, 2022

Në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Kosovës është hapur ekspozita personale e Rexhep Selimit “Në garë me botën gri”. Aty paraqiten 110 piktura që Selimi i ka realizuar në vitet e fundit.

Në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës mund të shihni ekspozitën “Ukraina në 10 orë” nga Ben Blushi. Autori përmes fotografive tregon eksperiencën e tij gjatë qëndrimit prej 10 orësh në Ukrainë, duke vënë në pah zonat e bombarduara të Irpinit dhe Borodyankës si dhe Kievin, qytetin që jeton në paqe dhe njëkohësisht në panik.

Në ambientet e Hotel Grand-it në Prishtinë, është e hapur ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë” nga Arbër Selmani dhe Arlinda Hajrullahu bashkë-kuratore. Kjo ekspozitë u kushtohet personave me aftësi të kufizuara dhe shfaq vështirësitë dhe padrejtësi që kjo kategori e shoqërisë i ka në përditshmëri.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës vazhdon të jetë e hapur ekspozita “Monumenti i Lules së Parë”, nga Astrit Ismaili, kuruar nga Donjetë Murati. “Monumenti i Lules së Parë” prezanton punët e Astrit Ismailit që ndërlidhën me transformimin.

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës mund të shihni ekspozitën “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” e artistit Jeton Gusia kuruar nga Blerta Hoçia. Vizitori do ta gjejë veten të zhytur në thellësitë e tuneleve brenda të cilave vallëzon një ritëm primordial, ai i pavetëdijes kolektive, ku herë pas here fragmente imazhesh arketipike si idile të pikturuara të përditshmërisë rilindin, duke u shfaqur me thjeshtësinë e jetës së jetuar.

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës gjatë ditës së shtunë mund të vizitoni ekspozitën “Burgu i Idealit”, e cila sjell tekste historike, fotografi, ilustrime, video materiale e intervista me rrëfime, krijimtari artistike të burgut si piktura e vjersha nga ish të burgosurit, emrat e mbi 9000 të ish të burgosurve politik shqiptarë në këtë dhe burgje të tjera të Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM