Sot, në prag të shënimit të 28 Nëntorit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, nënshkruan dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve: (1) “Marrëveshja për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar” dhe (2) “Marrëveshja për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht”, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njejtave nga Ministrat Haxhiu e Manja në Mbledhjen e Tetë të përbashkët të të dy Qeverive, me çka manifestohet edhe më tej simbolika e përbashkimit e bashkëpunimit ndër-vëllazëror e ndër-institucional në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.